Mediat proteste ne Egjipt
E marta në Egjipt ka qenë e heshtur.
Mediat kritike ndaj presidentit Mohamed Moursi “mbyllën gojën” si pasojë e grevës 48 orëshe kundër projekt-kushtetutës dhe dekretit ku ai u heq të drejtën të gjitha institucioneve të tjera për të rrëzuar vendimet e tij.
Gazetat dolën në treg me një numër simbolik faqesh të bardhë, ndërsa të tjera u hapën me titullin “Jo diktaturës”, shoqëruar me foto ilustruese. Katër televizionet private do të mbështesin protestën, duke ndërprerë sinjalet e transmetimit ditën e mërkurë.
Presidenti Morsi ka ftuar egjiptianët të votojnë më 15 dhjetor në një referendum për miratimin ose jo të projekt-kushtetutës. Mediat dhe gazetarët kundërshtojnë nenin 48 të këtij projekti, nen që bën fjalë për lirinë e medias.