E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli pranon lëvrimin e 12,5 milionë USD drejt Gazës

Tele-Aviv - Autoritetet izrealite pranuan lëvrimin e 12 milionë dollarëve drejt Rripit të Gazës, bëri të ditur i dërguari special i katërshes për Lindjen e Mesme Tony Blair. "Sot qeveria izraelite njoftoi marrëveshjen e saj për lëvrimin fillestar të 12,5 milionë dollarëve'', deklaroi dje përfaqësuesi i katërshes (OKB, SHBA, BE, Rusi) në një komunikatë.

Ish-kryeministri britanik kërkoi derdhjen e shumës dhe transfertave, ndërkohë që në territorin paletinez është vendosur embargo nga Izraeli që nga marrja e pushtetit nga Hamasi në qershor të vitit 2007 në Rripin e Gazës.

Një zyrtar nga zyra e kryeministrit palestinez, Salam Fayyad konfirmoi se ''shuma e livruar nuk ishte e mjaftueshme për të paguar punonjësit në Autoritetin Palestinez në Gaza''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›