Moldavi, Rumania mbështet qëndrimin e BE-së
Bukuresht - Bukureshti mbështeti qëndrimin e BE-së për situatën në Moldavi, duke i bërë thirrje palëve të përziera të mos bëheshin pjesë e dhunës dhe e provokimeve, bëri të ditur Ministria rumune e Punëve të Jashtme. Ministria insistoi përveç të tjerash në faktin që dhuna kundër institucioneve shtetërore nuk mund të pranohej, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të qytetarëve të mbledhur në manifestime paqësore.