Moldavia dëbon ambasadorin rumun
Kishinev - Ambasadori i Rumanisë në Kishinev u njoftua sot të lërë vendin brenda 24 orëve, bëri të ditur Ministria moldave e Punëve të Jashtme. ''Ambasadori rumun, Filip Teodorescu dhe një këshilltar i ambasadës u shpallën persona të padëshirueshëm për shkak të aktivitetit të papajtueshëm me statusin e diplomatit dhe duhet të lënë vendin brenda 24 orëve'', deklaroi ministria në një komunikate.
Presidenti moldav, Vladimir Voronine akuzoi Rumaninë se ishte implikuar në manifestimet e dhunshme që përfshinë dje Moldavinë, gjë që Bukureshti e ka përgënjeshtruar.
Presidenti moldav, Vladimir Voronine akuzoi Rumaninë se ishte implikuar në manifestimet e dhunshme që përfshinë dje Moldavinë, gjë që Bukureshti e ka përgënjeshtruar.