Izraeli pranon përdorimin e fosforit të bardhë kundër civilëve në Gaza
Izraeli pranon përdorimin e fosforit të bardhë kundër civilëve në Gaza. Lajmin e bën të ditur gazeta e përditshme "Haaretz", e cila citon një raport të qeverisë izraelite të dorëzuar OKB-së.
Në këtë relacion pranohet pjesërisht se janë përdorur bomba me fosfor të bardhë kundër civilëve në Gaza, fakt të cilin e kanë denoncuar shumë organizata të huaja ndërkombëtare.
Gjatë operacionit "Plumbi i shkrirë" në fund të janarit 2009 mendohet se është përdorur për herë të fundit materiali i dëmshëm kimik dhe i ndaluar nga ligjet e luftës.