Masakër në Meksikë, ekzekutohen 10 të rinj
Ky sulm ndodhi pak orë pas masakrës në Ciudad Juarez, ku humbën jetën 13 të rinj. Edhe në masakrën e Torreonit shumica e viktimave janë të rinj. Ciudad Juarez është një nga qytetet më të dhunshme të Meksikës edhe pse ndodhet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm gjatë vitit të fundit, në Meksikë janë vrarë rreth 2500 persona për shkak të konflikteve mes bandave teë drogës.