E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 15 të vdekur nga luftimet mes dy grupeve etnike

Përveç viktimave, 13 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në luftimet e zhvilluara në zonën Oragni të Karaçit, ndërmjet grupeve etnike Sind dhe Pashtun.Bëhet e ditur se shkaku i luftimeve janë bërë shkrimet e shkruara nga njëri grup etnik në muret e lagjes ku jeton grupi tjetër etnik.Lideri i Pashtunëve që jetojnë në Karaçi theksoi se në shënjestër po merren njerëz të pafajshëm dhe kërkoi nga policia të shtojnë masat e sigurisë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›