Kosovë, EULEX emëron shefen e re të Prokurorisë Speciale

EULEX ka emëruar Anne Signe Justesen nga Danimarka, në postin e shefes së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në fjalën e saj ajo tha:
“Pres me padurim të filloj punën, duke kombinuar punën ekzekutive me menaxhimin, si dhe bashkëpunimin me kolegët vendas dhe policinë hetimore.
Më herët Anne Signe Justesen kishte punuar në EULEX si këshilltare në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) të sapoformuar, ndërsa ka një përvojë gati tridhjetë vjeçare në fushën e sundimit të ligjit në Danimarkë.
Krahas kësaj misioni ka zgjedhur edhe kryeprokurorin e ri në EULEX, i cili do të arrijë në Kosovë së shpejti për të marrë detyrën e re, ndërkohë që nuk jepen hollësi të tjera.