E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli rikthen mbetjet e trupave palestinezë

Mbetjet janë të trupave që hodhën veten në erë dhe të atyre që vdiqën gjatë operacioneve të kryera duke filluar nga viti 1975.

Ky hap u ndërmor pas marrëveshjes së arritur mes autoriteteve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, të cilët në këmbim i dhanë fund grevës së tyre të urisë.

Zyrtarët izraelitë thanë se ky është një gjest për të rritur besimin mes dy palëve.

Kreu i Komitetit të Përgjithshëm palestinez për çështjet civile tha se 79 trupa ishin transferuar në Ramallah dhe 12 në Gaza. Më vonë do të mbahen ceremoni speciale, para se trupat e viktimave të rivarrosen./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-31 11:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›