E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrest efektivit të Gardës, shfrytëzoi për prostitucion adoleshenten

Në pranga përfundoi shtetasi Ilirjon Gjoni, 25-vjeç, lindur në fshatin Derjan Mat dhe banim të përkoshëm në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë, pasi nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ky shtetas dyshohet të jetë autor i veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.

Në ngarkim të tij, është depozituar një kallëzimin penal nga një shtetase 15 vjeçare, e cila deklaron se për një periudhë 5 mujore është shfrytëzuar për prostitucion, ku fillimisht dyshohet se 25 vjeçari Gjoni ka pasur një histori dashurie me 15 vjeçaren dhe më pas dyshohet se e ka shfrytëzuar për prostitucion në disa motele në Tiranë. Materialet procedurale në ngarkim të tij, ju kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  /Start/

                                                                                             2012-05-31 10:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›