E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Mediu: Pr/ligji i peshkimit synon menaxhim modern

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, duke mbrojtur ligjin, tha se ai synon mbështetjen e këtij sektori nga ana e qeverisë.

"P/ligji synon një menaxhim modern të sektorit, duke marrë praktikën më të mirë evropiane dhe atë të vendeve fqinje, që kanë ecur më shumë se ne. Në funksion të këtij p/ligji dhe për t'i dhënë mbështetje këtij sektori Këshilli i Ministrave do të hartojë në të ardhmen dhe rreth 20 vendime", theksoi ai. Duke folur rreth p/ligjit, ministri vuri në dukje se ky sektor duhet të fitojë vlerën reale në ekonominë shqiptare.  "Miratimi i këtij ligji, i hartuar me asistencën e BE-së, do t'i japë shtysë dhe do të përmirësojë sektorin e peshkimit dhe të gjitha veprimtaritë e tij. Deri më sot aktiviteti në këtë fushë është bazuar mbi një ligj të miratuar në vitin 1995, por zhvillimet e reja, sidomos ato që lidhen me procesin e integrimit, kërkojnë që edhe politikat e peshkimit të përshtaten me ato evropiane", theksoi Mediu. 

Ai nënvizoi se Shqipëria ka potenciale të mëdha në këtë sektor, nisur nga vija e gjatë bregdetare që ka vendi, si dhe sipërfaqet ujore detare, lumore dhe liqenore, të cilat përbëjnë një vlerë ekonomike të rëndësishme. "Miratimi i ligjit i hap rrugë vlerësimit të ujërave peshkorë, i cili duhet të bazohet në standardet e tregut evropian, që në këtë fushë është mjaft konservator. Ndaj ngritja e këtij sektori në nivelin bashkëkohor, duke konsoliduar burimet ekzistuese të peshkimit me zhvillimin modern të tregut të produkteve peshkore mbetet një prioritet", tha ministri Mediu. /Start/

                                                                                             2012-05-31 12:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›