Izraeli rrethon me trupa Rripin e Gazes
Mijera trupa izraelite te mbeshtetura nga tanket, aeroplanet dhe mjetet tjera ushtarake, kane rrethuar dje qytetin e Gazes. Zyrtaret izraelite thone se kane qene te shtrenguar te ndermarrin kete aksion, per shkak te sulmeve te panderprera me raketa te Hamasit ndaj territorit te Izraelit. Izraeli, pas tete ditesh te sulmeve ajrore, ka filluar ofensiven tokesore ne Gaze. Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, ka bere te ditur se Izraeli do te ve nen kontroll pjese te Gazes prej nga gjuhen raketat ne territorin e izraelit. Ndersa ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka deklaruar se ka urdheruar mobilizimin e dhjetera mijera rezervisteve. "Ofensiva izraelite kunder levizjes radikale palestineze Hamas do te mund te zgjerohet per aq sa do te jete e nevojshme", ka deklaruar ministri i Mbrojtjes se izraelit. Trupa izraelite, te mbeshtetura nga tanket, aeroplanet dhe mjetet tjera ushtarake, te dielen kane depertuar vetem tre kilometra larg qytetit te Gazes. Pavaresisht ketij depertimi te shpejte, ministri i Mbrojtjes izraelit, Ehud Barak, ka parashikuar "lufte te gjate dhe te veshtire". Zyrtaret izraelite thone se kane qene te shtrenguar te ndermarrin kete aksion, per shkak te sulmeve te panderprera me raketa te Hamasit ndaj territorit te Izraelit. Deri me tani eshte raportuar per dhjetera palestineze te vrare ne Rripin e Gazes, ne mesin e te cileve kishte edhe civile, duke e cuar numrin e viktimave palestineze ne afer 500. Nderkohe, zedhenesi i Hamasit ka thene se trupat izraelite do te ballafaqohen me "vdekje te sigurt ose rrembime". Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, ka deklaruar se "Izraeli nuk lufton kunder popullit palestinez" dhe se nuk do te lejoje krize humanitare ne Rripin e Gazes. "Palestinezet nuk jane armiqte tane. Edhe ata jane viktima te dhunes dhe shtypjes vrastare si Izraeli, nga e njejta organizate terroriste", ka thene Olmert, duke aluduar te levizja radikale palestineze Hamas. Ai ka deklaruar se Izraeli do te ndihmoje per sigurimin e ushqimeve dhe barnave per banoret e Rripit te Gazes. Nderkohe punonjes te organizatave humanitare ne Gaze druajne se nje operacion i zgjeruar ushtarak do ta keqesonte edhe me shume gjendjen e civileve. Ne raportin e tyre javor Kombet e Bashkuara informojne per mungesen e grurit. Shumica e mullinjve dhe e furrave jane detyruar te mbyllen. Pothuajse nuk ka me buke per te blere, u tha nga ana e OKB-se.