Aleatet e PS, strukturat te gatshme per zgjedhjet
Aleatet e socialisteve jane shprehur tashme se kane te gatshme strukturat e tyre per te startuar ne nje fushate fituese per zgjedhjet qe do te zhvillohen ne qershorin e ketij viti. PDS e Milos dhe PSD e Gjinushit kane konfirmuar nepermjet mbledhjeve te forumeve te tyre perfshirjen ne koalicionin e perbere me PS, duke paralajmeruar hyrjen ne fushate me listat e tyre shumeemerore, qe do te garojne neper te gjitha qarqet, ne kuader dhe te bashkimit te madh me socialistet, ne funksion te nje fitoreje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Qe ne fillim ka qene Milo ai qe ka deklaruar perfshirjen ne koalicionin e majte te kryesuar nga socialistet, duke u shprehur se pavaresisht se e sheh veten me shume kontribuues se sa perfitues, kete bashkim te se majtes e sheh ne funksion te fitores ne zgjedhjet e qershorit te ketij viti. Njeheresh ka qene dhe Gjinushi, ai qe ne disa deklarime publike, teksa ka deklaruar perfshirjen ne koalicionin me PS, eshte shprehur se ka filluar dhe pergatitjen e strukturave qe partise qe drejton ne funksion te fitores ne zgjedhjet e ardhshme.