E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e zgjedhesve, gati formula e ndarjes zonale

Detyra paresore qe bie mbi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve eshte percaktimi i formules se ndarjes se mandateve ne baze te qarqeve. Sapo te formulohet, anetaret e rinj te ketij komisioni do te shqyrtojne listat e zgjedhesve, ne baze te te cilave do te pergatisin dhe formulen e ndarjes se mandateve ne zona. Aktualisht eshte zyra e gjendjes civile ajo e cila po merret me regjistrimin e popullsise, verifikimin dhe mundesimin e hartimit te listave perfundimtare te zgjedhesve. Lista te cilat duhet te jene ne baze te standardeve te kerkuara nderkombetare, te sakta dhe pa dublime. Shqiperia eshte kritikuar shume ne thuajse cdo raport nderkombetar pas zgjedhor, per lista zgjedhesish problematike, te pasakta. Ne lista emrat e zgjedhesve mund te gjendeshin disa here dhe ne to, ne jo pak raste kishte dhe emra te personave te cilet nuk jetonin me. Me pas KQZ, do te merret me nje sere procesesh te tjera, nga ngritja e komisioneve te tjera zgjedhore, trajnimi dhe pergatitja e te gjithe infrastruktures zgjedhore. Maxhoranca eshte shprehur jo pak here publikisht per realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne qershor 2009. Zgjedhje qe do te zhvillohen ne baze te nje kodi te ri elektoral.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›