Xhufi: Vijojme programin elektoral per fitore
Partite e vogla politike duket se e fjeten mendjen me miratimin e Kodit Zgjedhor dhe do te hyjne te qeta ne nje vit elektoral. Kryetari i grupit parlamentar i Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi tha dje per gazeten "Koha Jone", se LSI dhe forcat e tjera politike, bene cfare ishte e mundur qe te mos lejojne miratimin e nje Kodi Zgjedhor, pa diskutime te gjera politike. Por asnje nga partite e medha si PD ashtu dhe PS, nuk pranuan nje gje te tille. "Tashme ato do te mbajne pergjegjesine totale per zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Ne beme cfare kishim mundesi qe te mos lejonim miratimin e nje kodi zgjedhor qe nuk mund te garantoje zgjedhje te lira e te ndershme", tha Xhufi, duke i ngarkuar tere barren elektorale dy partive te medha. Sipas tij, LSI, u perpoq qe te terhiqte vemendjen e te medhenjve, per te mos lejuar miratimin e nje ligji problematik. "Ne beme cdo levizje demokratike qe kishim ne dore. Protestuam, hyme ne greve urie e me pas beme thirrje pas thirrjeje qe PD-PS te reflektonin pas kthimit te ligjit nga Presidenti i Republikes. Asnje nuk reflektoi", tha Xhufi. Per pasoje, tashme LSI do te vijoje programin e saj elektoral, sipas kryetarit te grupit me pergatitjet si vit zgjedhor per kete force politike. Xhufi nuk harroi te permende, se cdo pergjegjesi per problemet qe do te dalin ne zgjedhjet parlamentare, do i faturohet dy partive te medha politike qe e hartuan Kodin Zgjedhor si te donin vete. Per pasoje, Kodi Zgjedhor, i cili hyn ne fuqi brenda ketij muaji, si ligji ne baze te cilit do te zhvillohen zgjedhjet parlamentare, nuk do te kete me kundershtime te ashpra. Partite ne pamundesi per te kthyer me gje mbrapsht, do te angazhohen me pergatitjet per te konkurruar ne garen elektorale nga ku do te dale Kuvendi i ri. R. Rapushi