E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e biznesmenit Halo, nen akuze Fatmir Emini

Fier - Vrasja e biznesmenit te ndertimit Gjergji Halo, nente vite me pare, dyshohet te jete kryer nga Fatmir Emini. Nje mesazh i koduar, i cili ishte shkruar ne nje leter cigareje tradhtoi 52 vjecarin Emin. Mesohet se ky i fundit pas takimit me familjaret e tij, iu kishte dhene letren per ta derguar tek te afermit e Bledar Yzeirit, me te cilin akuzohet se ka kryer vrasjen e nenes se Lulzim Cakes. Por letra e derguar ka perfunduar ne duar te gardianeve te burgut, te cilet e kane dorezuar ate ne prokurori. Kjo eshte prova e vetme, ku Prokuroria e Fierit ka mberthyer Fatmir Emini, te njohur me nofken Mile Cami. Dje 52 vjecari Emini eshte njohur me masen e sigurise, si dhe me akuzen e "vrasjes". Ai eshte derguar ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Fier nen masa te rrepta sigurie. Mesohet se pervec efektivave te policise se Burgut te Peqinit, institucion ne te cilen vuan denimin Emini, per transportimin e tij jane angazhuar edhe 30 punonjes policie te Komisariatit te Fierit. Gjate caktimit te mases se sigurise Emini, nepermjet avokates se tij mbrojtese Antoneta Cumani, ka kerkuar rrezimin e akuzave. Burime nga gjykata bejne me dije se vete Emini ka deklaruar perpara gjykates, qe akuzimi i tij eshte nje perpjekje e policise dhe prokurorise se Fierit per te gjetur autore te vrasjes, pa pasur prova. Gjithashtu i pandehuri ka pohuar perpara gjyqtarit te gatshem, Pirro Sota, se diten e ngjarjes ai eshte ndaluar nga policia, por me pas eshte lene i lire per mungese provash. Sipas te pandehurit, akuza ndaj tij eshte rrjedhoje e nje keqkuptimi te lidhjes se tij me inxhinierin e vrare. Nga ana tjeter prokurori Shkelqim Sinaj ka paraqitur provat para gjykates dhe ka kerkuar masen e sigurise me burg per te pandehurin, mase kjo e caktuar me pas edhe nga vete gjykata. Fatmir Emini, i njohur ndryshme si Mile Cami eshte duke vuajtur denimin e tij me 22 vjetesh burg per vrasjen e Bujar Sules (Loshit te Karbunares). Ndersa eshte duke u gjykuar per nje tjeter vrasje, ate te Xhevrie Cakes, nenes se Lulezim Cakes.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›