Izraeli shënon 62 vjetorin e pavarësisë
Në Izrael, me manifestime të ndryshme në mbarë vendin, po shënohet 62 vjetori i shpalljes së deklaratës së pavarësisë.
Në këto ceremoni u përkujtuan ushtarët dhe civilët e vrarë në luftëra dhe në sulme terroriste.
Në fjalimin e tij, presidenti Shimon Peres, tha se Izraeli dhe pjesa tjetër e botës, po ballafaqohen me kërcënimin e programit bërthamor të Iranit dhe theksoi se askush nuk duhet t’i nënçmoj kapacitetet mbrojtëse të Izraelit.
Në Washington, Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, theksoi se SHBA-ja, aleatja kryesore e Izraelit, “nuk do të ngurrojë që të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe që të promovojë ardhmërinë e shtetit hebre”.
Më tutje ajo theksoi se administrata e Barack Obamës beson se është e domosdoshme arritja e “paqes gjithëpërfshirëse” në Lindjen e Mesme, që izraelitëve, palestinezëve dhe të gjithë popujve në rajon, do t’u siguronte siguri dhe prosperitet.