Medvedev kërkon pajtim me Poloninë
Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, shpreson që pjesëmarrja e tij në varrimin shtetëror për homologun e tij të aksidentuar polka, Lech Kaczynski, do t’i jap impulse të reja marrëdhënieve dypalëshe.
“Tragjeditë bëjnë shpesh që njerëzit të afrohen, besoj se kjo është e nevojshme edhe midis rusëve dhe polakëve”, tha Medvedev, në intervistën dhënë televizionit shtetëror të Polonisë.
Më vonë, mediet njoftuan se presidenti i përkohshëm i Polonisë, Bronislaw Komorovski, e ka pranuar ftesën e Medvedevit, për të marrë pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë, me rastin e shënimit të 65 vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Peshkopi i Krakovit, Stanislav Gjivish, që e ka udhëhequr meshën me rastin e varrimit të presidentit të ndjerë, e ka falënderuar Rusinë për ndihmën dhe mbështetjen e saj prej momentit të përplasjes së aeroplanit polka në Smolensk, duke thënë se aksionet e tilla japin shpresë për pajtim.