Izraeli shpreh keqardhje për vrasjen, mbron operacionin

Amr Qawasme, 65-vjeç banues në Hebron, u vra në orët e para të së premtes në shtratin e tij, gjatë operacionit për arrestimin e gjashtë palestinezëve që ishin liruar nga autoritetet palestineze pas ndërhyrjes së emirit të Katarit.
Burime mjekësore theksuan se Qawasme kishte ndërruar jetë para se të sillej në spital si pasojë e plumbave të marrë në pjesët e sipërme të trupit.
“Haartz” citoi zyrtarë të mbrojtjes të konfirmonin se viktima ishte prezent në një nga shtëpitë e të kërkuarve, por nuk shpjegoi arsyen se pse u vra në krevat edhe pse ishte i pa armatosur.
I moshuari, Amr Qawasme, ishte në gjumë kur ushtarët hynë në shtëpinë e tij para agimit. Bashkëshortja e tij Sofije, theksoi se trupat hynë në dhomë pas shpinës së saj. Kur ajo shkoi brenda dhomës e gjeti të shoqin të mbuluar me gjak.
“Isha duke u falur kur ushtarët hynë. Nuk e di se si kanë arritur ta hapin derën. Ata më vendosën një dorë për të më mbyllur gojën dhe armën në kokë. Isha e shokuar. Nuk më lejuan të flas. I pyeta ‘çfarë bëtë?’, por ata më kërkuan të hesht”.
/Start/F. Prroni/
2011-01-07 17:30
[