Barroso: Hungaria e gatshme të ndryshojë ligjin e medieve

Edicioni shqip i DW-s njofton se Barroso pas takimit me kryeministrin hungarez Viktor Orban tha se ky i fundit ka shprehur gatishmërinë e tij për këtë, po qe se KE e kërkon një gjë të tillë.
Hungaria pret që KE të dalë me një opinion të sajin, nëse është ligji konform parimeve të BE-së, tha Orban. Ligji për mediet i Hungarisë është kritikuar edhe nga qeveritë e Francës dhe Gjermanisë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të premten se qeveria gjermane do të presë fillimisht shqyrtimin e ligjit nga Komisioni Evropian: "Besoj që t'i përmbahemi zakoneve të mira evropiane, pra që Komisioni Evropian ashtu siç i takon, të kontrollojë me hollësi ligjin për mediat."
Edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn kishte më parë kërkuar prej Komisionit të Bashkimit Evropian, që të vepronte sa më shpejt për përmirësimin e ligjit për informim në Hungari.
Ky vend ka marrë prej 1 janarit drejtimin e presidencës së radhës së BE-së. Asselborn tha për gazetën "Die Welt" se ky ligj është në kundërshtim me Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian./Start/
2011-01-07 18:12
[