Izraeli shqetëson turistët turq, kundërpërgjigjet Ankaraja

Marrja në pyetje e një grupi turistësh turq nga ana e izraelitëve mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Tel Avivit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Turqisë, e cila ka ndarë nga të tjerët 40 udhëtarë izraelitë duke i marrë në pyetje një për një në aeroportin e Stambollit.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja më e madhe turke “Zaman” dhe ajo izraelite “Haaretz”. Një grup turistësh të cilët mbërritën në Izrael për pushimet e Ramazanit dhe vizituan Jerusalemin, theksuan se kur arritën në aeroport, forcat izraelite të sigurisë i mbajtën për disa orë duke i pyetur edhe për detaje personale, si numri i telefonit, adresat e email-it dhe statusi civil. Sipas pasagjerëve turq, fluturimi i tyre u shty si pasojë e zgjatjes së ekzaminimit.
Trajtimi i diferencuar i turistëve turq prej atyre të kombësive të tjera ka bërë që turqit të kundërpërgjigjen vetëm pak orë më vonë.
40 izraelitë që fluturuan në bordin e “Turkish Airlines” nga Tel Avivi në Stamboll u ndanë mëngjesin e sotëm nga pjesa tjetër e pasagjerëve dhe u morën në pyetje për dy orë me radhë.
Pasagjerëve izraelitë me të mbërritur në Turqi iu mor pasaporta dhe u morën në pyetje secili individualisht në dhomën e hetimeve. Vetëm pasi iu përgjigjen të gjitha pyetjeve, izraelitët morën pasaportat dhe u kthyen në gjendje të lirë.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-09-05 11:51