"Somali, uria mund të vrasë 750 mijë persona"

OKB-ja thekson se dhjetëra mijëra persona kanë humbur jetën në të ashtuquajturën thatësirën më të tmerrshme në Afrikë përgjatë 6 dekadave të fundit.
Bay bëhet zona e gjashtë e cila zyrtarisht klasifikohet si zonë urie nga OKB-ja e cila paralajmëron se situata vetëm do të përkeqësohet në muajt në vijim. Rreth 12 milionë persona në pjesët jugore të Somalisë kanë nevojë për ushqim, thekson OKB-ja.
“Në total, 4 milion persona janë në krizë të rëndë në Somali, përfshirë 750 mijë që rrezikojnë të vdesin në javët në vijim nëse nuk veprohet me shpejtësi”, thekson OKB-ja duke nënvizuar faktin se gjysma e personave që kanë vdekur deri më tani janë fëmijë./Start/F. Prroni/
2011-09-05 15:46