Maja e Gjallicës përfshihet nga flakët

Deri më tani janë djegur rreth 2 hektarë të masiveve halore në këtë mal, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve thuajse është e pamundur për shkak të lartësisë së madhe të malit.
“Zjarri deri tani ka djegur një sipërfaqe prej afro 2 ha, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca ushtarake, policore, punonjës të ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor e banorë të fshatrave përreth, me synim vënien e zjarrit nën kontroll e parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm të haloreve”, thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Aktualisht, kjo vatër zjarri është e vetmja në masivet pyjore të qarkut të Kukësit, ndonëse është ende jashtë kontrollit. /S.Ll/Start/
2011-09-05 11:59