Libani: Izraeli po cenon sigurinë ndërkombëtare

Ky shtet në Lindjen e Mesme ka ngritur alarmin për këtë çështje tek shefi i Kombeve të Bashkuara.
"Ministri i Punëve të Jashtme, Adnan Mansour i dërgoi një letër sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon duke hedhur poshtë planin e paraqitur nga Izraeli Kombeve të Bashkuara që prek zonën ekonomike ekskluzive të Libanit'', theksoi në një komunikatë ministria në Bejrut.
"Kjo përbën një shkelje të hapur të të drejtave të Libanit në një zonë që shtrihet në të paktën 860 kilometra katrorë dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare'', vijon komunikata. "Ne shpresojmë që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur një konflikt'', shton komunikata. Izraeli dhe Libani nuk kanë mundur kurrë të arrijnë një marrëveshje për kufijtë e tyre detarë./Start/
2011-09-05 14:28