Izraeli sulmon anijet me furnizime për Rripin e Gazës, 19 të vdekur e 26 të plagosur Rripi i Gazës (Harta gjeografike)

Nga një sulm i marinës ushtarake izraelite ndaj anijeve ndërkombëtare me furnizime për palestinezët në Rripin e Gazës, sipas të dhënave më fundit nga televizioni, kanë vdekur të paktën 19 njerëz dhe 26 janë plagosur. Ushtria foli për dhjetë të vdekur. Ushtarët kanë hapur zjarr pasi ata janë sulmuar nga aktivistët pro-palestinezë në bord me thika dhe shkopa hekuri. Një organizatë turke foli për 15 të vdekur, pjesa më e madhe turq. Pavarësisht nga paralajmërimet izraelite, gjashtë anijet që ishin nisur të dielën nga Qiproja dëshironin të vazhdonin rrugën për në Rripin e Gazës për të dërguar atje mallrat. Në bord janë rreth 10.000 tonë mallra, në mesin e të cilave materiale për shtëpi si dhe 500 karrige me rrota për invalidë si dhe pajisje të tjera mjekësore. Qysh prej marrjes së pushtetit nga Hamasi në 2007 në Rripin e Gazës, Izraeli mban në fuqi një bllokadë të ashpër të territorit. Kryetari i organizatës palestineze Hamas Ismail Hanije kërkoi në Gaza që palestinezët në vend dhe jashtë të demonstrojnë kundër këtij "krimi të rëndë".