E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, Jose Mourinho prezantohet zyrtarisht si trajner i ri Real Madridit Jose Mourinho

Jose Mourinho është prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Real Madridit sot në dhomën e shtypit në Santiago Bernabeu. Një javë pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Interin në Bernabeu, Mourinho është rikthyer në të njëjtin stadium për të pasuar Manuel Pellegrini në karrigen e trajnerit. Mourinho ka qenë i shoqëruar në konferencë nga menaxheri gjeneral Jorge Valdano. “Nuk e di nëse jam lindur për të stërvitur Real Madridin, por sigurisht jam lindur për të qenë trajner. Më pëlqejnë sfidat dhe kjo është një sfidë për mua. Jam joshur nga historia e shkëlqyeshme dhe tradita që ka Madridi, por po ashtu edhe për shkak të frustrimit të tyre në vitet e fundit për të fituar tituj”, tha Mourinho. Ai theksoi se Madridi është një klub i veçantë, dhe të mos jetë në gjendje të drejtoj Madridin do të ishte një boshllëk në karrierën e tij. Portugezi do të jetë trajneri i 11-të që drejton Real Madridin në shtatë vitet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›