Uragan në Amerikën Qëndrore, 90 viktima

Si pasojë e një cikloni tropikal, e para për këtë vit, në Amerikën Qendrore kanë humbur jetën të paktën 90 persona. Vetëm në Guatemala u njoftua për 73 viktima. Në El Salvador, sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve vendore, kanë humbur jetën të paktën nëntë persona, ndersa në Honduras 8. Po ashtu Një numër i madh personash konsiderohen të humbur. Në këto shtete është vendosur gjendje e jashtëzakonshme. Cikloni "Agatha" u shoqërua nga stuhi të dendura, rrëshqitje të tokës dhe përmbytje. Ndërkaq stuhia ka rënë në ultësirat tropikale.
< I mëparshmi
< I mëparshmi