Izraeli thirrje Sirisë për bisedime
Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, i bëri thirrje Sirisë që të fillojnë bisedimet direkte për paqe dhe tha se një gjest nga ana e Damaskut do të mund të përmirësonte "atmosferën" ndërmjet dy vendeve.
Në deklaratën për shtyp që Perses bëri gjatë një mbledhjeje të Forumit Ekonomik Botëror në Jordani, ai u shpreh se sirianët duhet të jenë të gatshëm për bisedime.
"Nëse Presidenti Esad kërkon paqe, pse sillet me ndrojtje? Ne i propozuam disa herë për bisedime direkte. Ai mendon se bisedimet direkte janë çmim për Izraelin. Ato nuk janë çmim, janë gjëra normale" tha Shimon Peres.
Izraeli dhe Siria, vitin që shkoi kishin nisur bisedime indirekte me ndërmjetësimin e Turqisë, por për shkak të Sulmit të Izraelit në Gaza, Damasku i pezulloi bisedimet.
Siria kërkon që Izraeli të tërhiqet nga kodrat e Golanit, të cilat i ka marrë në vitin 1967.
Kurse Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu kish thënë se nuk kanë ndërmend ta kthejnë Golanin.