Dalia Grybauskaite zgjidhet presidente e Lituanisë
Vilnius - Dalia Grybauskaite është zgjedhur presidente e Lituanisë që pas zhvillimit të turit të parë të zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Lituani deklaroi sot se komisionerja evropiane arriti të marrë 69 për qind të votave.
Fushata elektorale në Lituani u shoqërua nga kriza financiare që ka prekur gjithë globin. Grybauskaite kishte përballë gjashtë kandidatë të tjerë për president. Përqindja e votuesve në 2 027 qendra votomi ishte 51,65.