E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli vret një agjent të Hamasit

Organizata radikale palestineze, Hamas, ka theksuar sot se agjentët izraelitë kanë vrarë javën e kaluar një pjesëtar të Hamasit në Dubai dhe u zotua se do të hakmerret.

Hamasi pjesëtarin e vet të vrarë e identifikoi si Mahmoud Al Mabhuh, njëri prej themeluesve të krahut ushtarak të Hamasit, i cili është përgjegjës për qindra sulme vdekjeprurëse dhe sulme vetëvrasëse, në shënjestër të së cilave është vënë Izraeli që nga vitet e 80-ta.

Hamasi fajësoi Izraelin për këtë vrasje, por nuk ofroi detaje për atë se si është vrarë Mabhuh, e as informata më të hollësishme për kinse përfshirjen e Izraelit në vrasjen e tij. Qeveria e Izraelit nuk deshi të komentojë këtë informatë.

Izzat Rashaq, njëri nga udhëheqësit e Hamasit në ekzil, theksoi në Damask se nuk janë ofruar detaje më të hollësishme për vrasjen e Mabhuhit, për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar dhe se lajmi për vrasjen e Mahbubit nuk është publikuar menjëherë, për shkak të përpjekjeve për të kapur agjentët izraelitë, të cilët e vranë atë.

Al Mahbub ka jetuar në Siri dhe ka qenë duke kaluar nëpër Dubai, në momentin e vrasjes së tij më 19 apo 20 janar, deklaroi Rashaq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›