E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraelin shfryen tërbimin ndaj Catherine Ashtonit

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka acaruar pa masë Izraelin me deklaratën e bërë të martën në Bruksel, kur përveç vrasjes së katër personave në një shkollë hebraike në Toulouse, përmendi, ndër të tjera, edhe vrasjet e fëmijëve në Gaza.

Sipas zëdhënësit, Michael Mann, deklarata është keqinterpretuar.

“Dua ta bëj të qartë se fjalët e saj në ngjarjen e djeshme u shtrembëruan rëndë nga një agjenci lajmesh. Në deklaratën e saj, Përfaqësuesja e Lartë iu referua tragjedive që kanë marrë jetë fëmijësh në të gjithë botën dhe nuk bëri asnjë krahasim të rrethanave të sulmit në Toulouse, me situatën në Gaza”, tha Mann.

Fjalimi i Ashton i një dite më parë në Bruksel, u mbajt në një konferencë ndërkombëtare të një agjencie të Kombeve të Bashkuara, që punon për të rinjtë dhe refugjatët palestinezë.

“Kur mendojmë se çfarë ndodhi sot në Toulouse, mbajmë mend se çfarë ndodhi vjet në Norvegji, dimë se çfarë po ndodh në Siri dhe shohim se çfarë po ndodh në Gaza dhe vende të tjera, ne kujtojmë të rinjtë dhe fëmijët që humbën jetët e tyre”, raportoi agjencia franceze AFP.

Ndërsa ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman kërkoi tërheqjen e kësaj deklarate nga ana e shefes së diplomacisë evropiane, ministri i Brendshëm, Eli Yishai kërkoi dorëheqjen e Catherine Ashton nga posti që mban.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›