E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e asgjesuesit nazist, Demjanjuk varroset në SHBA

Trupi i Xhon Demjajukut, i cili u dënua një vit më parë nga Gjermania për krime kundër njerëzimit, të kryera si roje në një kamp të përqendrimit, do të kthehet në Shtetet e Bashkuara për varrim.

Demjanjuk ka jetuar në SHBA nga viti 1952 derisa i është hequr nënshtetësia më 2004 dhe është ekstraduar më 2009. Ai ka ndërruar jetë më 17 mars në moshën 91-vjeçare.

Në vitin 2011, Demjanjuk është dënuar “për ndihmën që ka ofruar në vrasjen e 27.900 hebrenjve në kampin Sobibor, gjatë kohës sa ka qenë roje e këtij kampi”.

Ai është dënuar me pesë vjet burg, por është liruar për shkak të moshës së shtyrë.

Familja e tij në Shtetet e Bashkuara ka kërkuar kthimin e trupit të Demjanjukut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›