Kolumbi, mbi 30 rebelë të vrarë nga sulmet

Mbi 30 rebelë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulme të kombinuara nga Ushtria Kolumbiane dhe Forcat Ajrore, në provincën Arauca, në kufi me Venezuelën. Komandanti i ushtrisë kolumbiane, gjenerali Ernesto Malldonado tha se sulmet kanë ardhur pas vrasjes së një oficeri të ushtrisë dhe dhjetë ushtarëve të tjerë në qytetin Araukuita nga rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK), transmeton REL. Këta të fundit me orientime ekstreme majtiste luftojnë kundër qeverisë qendrore për më shumë se 40 vjet.