Al Khamnei i pazëvendësueshëm
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnei, nuk mund të largohet nga funksioni i tij, ngase ai ka legjitimitetin e zotit, ka deklaruar një bashkëpunëtor i tij i ngushtë.
Khamnei nxiti kundërthënie në Iran, pasi që në qershor mbështeti fitoren e kontestuar në zgjedhje të presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, fitore kjo e cila zhyti Iranin në krizën më të madhe të brendshme, që nga revolucioni islamik në vitin 1979.
Mojtaba Zolnour, përfaqësus i Khamneit në Gardën Revolucionare, theksoi se organi i lerikëve, Asambleja e Ekspertëve, e cila ka zgjedhur Khamnein, nuk mund ta shkarkojë atë.
Anëtarët e Asamblenë nuk e emërojnë udhëheqësin suprem, më parë ata e zbulojnë atë dhe nuk është se ata mund ta shkarkojnë atë nëse e dëshirojnë këtë, tha Zolnour.
Në teori, Khamnei mund të shkarkohet nga Asambleja më 86 anëtar, e cila e miratoi atë në vitin 1989 si pasardhës të Ajatollah Khomeinit. Por ky sistem nuk është testuar asnjëherë deri me tani.
Në sistemin islamik, legjitimiteti i udhëheqësit suprem vjen nga zoti, nga Profeti dhe nga imamët shiitë. Legjitimitetin atij nuk ja japin njerëzit, tha Zolnour.
Ai shtoi se udhëheqësi suprem duhet të bëjë përpjekje, që të bëjë vetën të pranueshëm për njerëzit.