JCR-ER: Ekonomia shqiptare, me situate te qendrueshme Eglantina Nasi
Te gjitha vleresimet e kryera mbi treguesit ne Shqiperi, flasin per nje situate te qendrueshme te ekonomise se saj. Ky vleresim pozitiv eshte dhene se fundmi nga agjencia e njohur e kreditit “JCR Eurasia Rating”, filiali euro-aziatik i Agjencise Japoneze te Vleresimit, nje nga me prestigjiozet ne bote. E cila e ka vleresuar saktesisht Shqiperine me noten “BB+” ne terma kohore afatgjate. Ndersa ne terma afatshkurter, ekspertet e kesaj agjencie i kane dhene vendit tone noten “B”, serish pozitive kjo per zhvillimet makro-ekonomike brenda tij. Ndersa gjendja qe i karakterizon qe te dyja afatet kohore te marra ne studim nga agjencia “JCR-ER”, eshte cilesuar si “e qendrueshme”. Duke folur qarte per zhvillime pozitive te pritshme ne kuadrin ekonomik te vendit tone. Kjo, edhe pse, sic vene ne dukje ekspertet e kesaj agjencie, renia e remitancave nga vende si Italia apo Greqia, kane patur nje ndikim negativ, duke perbere nje rrezik dhe per pritshmerite ne te ardhmen. Gjithsesi, ata nuk harrojne te citojne faktin se ekonomia jone ka shenuar rritje gjate periudhes se fundit. “Ndersa ruajti ekuilibrat ekonomike dhe financiare, ekonomia shqiptare regjistroi
nje rritje pozitive. Edhe pse rritja ekonomike eshte ngadalesuar gjate disa viteve te fundit”, vene ne dukje ekspertet e agjencise “JCR Eurasia Rating”. Duke shtuar me tej edhe faktin se me gjithe problemet e ndeshura me renien e treguesit te kreditimit nga sistemi bankar ne vendin tone, mund te thuhet se ai rezulton qe te jete me fitime dhe likuid. “Per keto arsye, opinioni i agjencise se vleresimit JCR-ER, mbetet i pandryshuar. Pervec kesaj, pavaresisht ndryshimit te ekuilibrave globale, Shqiperia ka qene e suksesshme ne ruajtjen e pozicionimit te saj ndaj rrezikut”, thuhet mes te tjerash ne vleresimin e bere nga kjo agjenci mbi Shqiperine. Duke perfunduar me faktin, se ndersa borxhi i larte publik dhe deficiti i llogarise korente jane faktoret me te rendesishem qe ndikojne ne vleresimin aktual te ekonomise se vendeve, Shqiperia vazhdon te tregoje qendrueshmeri ne teresine e ekonomise se saj. Cka do te thote ne terma praktike se te tille tregues, jane ende te mbajtur nen kontroll te plote prej autoriteteve te saj financiare.