E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet te marten memoriali Post-bllok per izolimin komunist

“Post- bllok” memoriali për izolimin komunist përurohet të martën në orën 11.
Në përurim do të marrë pjesë Kryeministri Berisha, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Carola Muller-Holtkemper e kryebashkiaku Basha .
Pranë bunkerit që ndodhet në hyrjen kryesore të bllokut janë vendosur shtylla betoni nga galeritë e minierave të kampit famëkeq të Spaçit.
Pjese e ketij memoriali është edhe një cope e murit të Berlinit me peshë 2.6 tonë, dhuratë e këtij vendi për qytetarët e Shqipërisë.
Dokumentimi “Muri i Berlinit në Botë” i Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës regjistron më shumë se 120 segmente të murit të cilat janë ekspozuar në të gjithë kontinentet e banuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›