E Diel, 1 Nëntor 2026

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me notën AAA (Alb)

JCR Eurasia Rating (JCR-ER) rivlerëson Bankën Kombëtare Tregtare sh.a. (BKT) me notën AAA (Alb) dhe me një situatë të qëndrueshme në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit. Në të njëjtën kohë, JCR Eurasia Rating ka vlerësuar Republikën e Shqipërisë me notën BB në terma afatgjatë. Të gjitha vlerësimet tregojnë një situatë të qëndrueshme. JCR Eurasia Rating është filiali euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda një tregu vendas dhe tregon që BKT është institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›