'JO' administrimit të përkohshëm ndërkombëtar në veri

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 19:25
Hedhet poshtë ideja për administrim të përkohshëm ndërkombëtar në veri
Qeveria e Kosovës kundërshton idenë për një administrim të përkohshëm të veriut.
Zëvëndëskryeministrja, Edita Tahiri i tha Radio Kosovës se vendi tashmë është i pavarur dhe po përgatitet për t’i dhënë fund prezencës ndërkombëtare.
Duke komentuar idenë e nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala për një administrim të përkohshëm ndërkombëtarë për veriun, Tahiri ka theksuar se plani i qeverisë është të forcojë sovranitetin në veri dhe të zbatojë Planin e Ahtisaarit edhe në atë pjesë të vendit.