E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ja Dinamo pa Bakajn e Plakun”

 Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj ka rikonfirmuar shitjen e Elis Bakajt dhe largimin përfundimtar të Sabino Plakut nga Dinamo.Sipas Sulajt, janë disa klube që interesohen për Bakajn, ndërsa menaxherët janë duke u marrë me çështjen e tij, e cila brenda afateve që lejon merkato e dimrit do të jetë e zgjidhur. Madje Sulaj nuk e përjashton mundësinë e luajtjes së Bakajt në derbin me bardheblutë, duke kërkuar që të fitohet ajo ndeshje, e cila do të mund të sigurojë në një farë mënyre edhe titullin kampion. Eshtë thënë dhe folur për një kalim të mundshëm të Bakajt në Azerbajxhan...Si mundësi ekziston dhe mundet që Bakaj të kalojë atje. Nuk mund të përmend një emër klubi, sepse futbollistin tonë e duan disa skuadra në atë shtet.Brenda sa kohësh mund të zgjidhet si çështje?Përderisa merkato vazhdon deri më 31 janar, atëherë ka kohë të mjaftueshme për të gjetur mundësinë më të mirë për lojtarin tonë. Janë duke u marrë menaxherët tanë dhe të lojtarit e shumë shpejt do ta kemi dhe emrin e klubit që do të ketë në të ardhmen shërbimet e futbollistit. Veçse duhet pritur dhe ca.Mundet që Bakaj të largohet menjëherë pas derbit?Edhe kjo mundësi ekziston, duke u nisur nga fakti që është ndeshje e rëndësishme për skuadrën tonë, teksa bëhet fjalë për titullin kampion. çfarë do të bëni me Sebino Plakun?Ne kemi një mbipopullim me futbollistë në repartin e sulmit. Që do të thotë se nuk është më në planet tona. Atëherë dhe për t’i dhënë mundësi aktivizimi ne jemi të gatshëm për ta dhënë atë.Bëhet fjalë për brenda kampionatit, apo jashtë vendit?Ekzistojnë të dyja opsionet. Do bëjmë më të mirën për të. Në anën tjetër, a jeni të interesuar ende për Elvin Beqirin?Nuk bëhet më fjalë, nuk është në planet tona. Ne i kemi thënë mjaft blerjeve për këtë periudhë.Si e shihnin ardhjen e Timpanaros dhe të Vilës?Më të fortë se në fazën e parë. Dhe këtë do ta shihni vetë gjatë zhvillimit të pjesës tjetër të kampionatit dhe të Kupës.Jeni të bindur që do fiton në derbin me Tiranën?Nuk do të jemi më si në fazën e parë. Por do të bindim si në lojë, ashtu dhe në rezultat. E kjo do të jetë fakt për ekipin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›