Lindjet me operacion, si do kufizohen në maternitete
Zirina LlambroKërkesë në rritje e grave shtatzëna për të lindur me operacion. Përpos kësaj, raste të rënda nga rrethet që hyjnë menjëherë në sallë. Janë dy maternitetet e kryeqytetit që përballojnë fluksin më të madh të lindjeve në të gjithë vendin. Me gjithë këshillat e mjekëve specialistë për të sjellë në jetë në rrugë normale fëmijën,tendenca shkon drejt futjes "në thikë". Në disa raste domosdoshmërisht,në të tjera jo. Gjithsesi referuar të dhënave zyrtare, shifrat e lindjeve çezariane dhe atyre normale vërviten në raportet 30% me 70%.Por me lidhjen e kontratave të reja me institutin e sigurimeve shëndetësore, maternitetet duhet të zbatojnë një standard të ri. Në të kundërt, performanca e tyre mbi bazën e indikatorëve që do maten nuk do cilësohet e mirë. E përkthyer thjesht do të tërheqin më pak financime nga ISKSH-ja. Kështu nëse në maternitete lindjet me operacione cezariane janë më shumë se 20%, bonusi nuk do të përfitohet. Në një deklaratë të disa javëve më parë, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, sqaroi se kushti i ri është i sugjeruar edhe nga Organizata Botërore e shëndetësisë. Sipas saj, këto standarde janë botërore dhe duke parë trendin në rritje të lindjeve cezariane, matja e këtij indikatori do të jetë një komponent mjaft i rëndësishëm. Gjithçka në kuadër të një cilësie shërbimi më të mirë. "Ne do te japim pagesën Bonus (mbi buxhetin qe jepet për spitalet) për ato spitale që nuk e kalojnë limitin prej 20% të lindjeve me operacion, duke ju përafruar kështu standardeve evropiane, ku kjo shifër varion nga 16-20%. Kjo lidhet jo vetëm me koston e spitaleve dhe mbi te gjitha në këtë mënyrë i vijmë në ndihmë pacienteve",ka deklaruar Hana. Për të zbatuar këtë kusht,duket se drejtuesve të materniteteve do tu duhet të ndjekin politika të reja shëndetësore për të bërë një planifikim më të mirë. Por nëse kërkesa është gjithnjë e më në rritje, askush nuk mund t'ua mohojë shtatzënave, të drejtën për të zgjedhur si do të sjellin në jetë fëmijën e tyre. E nëse këtij fakti i shtohen edhe rastet e rënda që domosdoshmërisht duhet të operohen, misioni për të zbutur shifrat duket se nuk është fort i lehtë. Gjithsesi drejtuesit e materniteteve shprehen optimistë.Krerët e materniteteve"Aktualisht në maternitetin tonë janë rreth 25% e lindjeve që kryhen me operacion. Mendoj se me pak shtrëngim ne mund të arrijmë në përqindjen që kërkohet nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor", shprehet Rubena Moisiu, drejtoresha e maternitetit "Koço Gliozheni". Por sipas saj, jo gjithmonë mund të flitet bazuar mbi statistikat, pasi janë shumë faktorë kompleksë që mund të çojnë në rritjen e lindjeve cezariane. "Këtu nuk duhen anashkaluar rastet e rënda,të cilat zënë jo pak peshë ,por nga ana tjetër shpesh edhe vetë kërkesa e grave ndikuar nga stresi që mund tu shkaktojnë dhimbjet e barrës,apo faktorë të tjerë",nënvizon Moisiu. Ajo shton se është prioritet i gjithë stafit të mjekëve të nxisin lindjet normale. Kjo duke këshilluar gjatë kohës që ndjekin shtatzënat. Sa i përket maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", drejtuesit e tij e zgjerojnë edhe me tej optikën e kësaj çështje, duke kërkuar një bashkëpunim me institutin e sigurimeve të kujdesit shëndetësor,dhe jo thjesht vetëm vendosje indikatorësh. Sipas nëndrejtorit teknik, Maxim Gjoni ,vetëm duke gjetur mekanizmat e duhur do të mund të arrihen balancat e nevojshme. "Siç dihet vitet e fundit 1 në 5 lindje kryhet në Tiranë. Gjysma e këtyre grave shtatzëna vijnë me komlikacione dhe duhet patjetër të operohen. Faktorët dihen. Ose mungojnë anestezistët në qytetet dhe zonat nga vijnë ose nuk janë ndjekur mirë gjatë shtatzanisë", shprehet Gjoni. Gjithashtu sipas tij kërkesa nga vetë nënat për të lindje cezariane është rritur. "Disa nuk duan të kalojnë dhimbjen dhe kërkojnë me insistim operacionin,të tjerave ua këshillojnë mjekët pasi mund të kenë një gjendje stresonte. Gjithsesi ky trend në rritje ka ardhur edhe si pasojë e uljes së rrezikshmërisë së operacionit,gjë që nuk mund të themi se ndodhte para 20 vjetësh", thotë Gjoni. Ndaj sipas tij vendosja e indikatorit të ri nga ISKSH-ja duhet shoqëruar me një bashkëpunim jo vetëm me maternitetet,por edhe me investime në infrastrukturë e në staf në rrethe në mënyrë që të ketë një shpërndarje të drejtë të numrit të lindjeve. "Nuk mund të ulen shifrat kur pjesa më e madhe e grave shtatzëna vijnë në Tiranë. Ajo çka të gjithë synojmë duke ditur që një lindje me operacion është me e shtrenjtë, është të ofrohet një cilësi sa më e mirë shërbimi, me një kosto sa më të ulët, por e gjithë kjo nuk mund të arrihet me një të rënë të lapsit dhe as me heqje të bonusve apo reduktim të të ardhurave. Duhet konsultim specialistësh për të bërë të mundur zbatimin e këtyre nismave", theksoi nëndrejtori teknik i maternitetit "Mbr-etëresha Geraldinë".20 per qinde lindjeve dhe jo më shumë duhet të jenë me operacion në maternitetet e vendit. Ky është indikatori i ri që ka vendosur ISKSH,për të matur cilësinë e shërbimit25 per qinde lindjeve kryhen aktualisht me operacione cezariane në maternitetin "Koço Gliozheni". Të dhënat raportohen nga drejtuesit e këtij materniteti30 per qinde lindjeve kryhen aktualisht me operacione cezariane në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë". Shifrat bëhen me dije nga krerët e këtij materniteti