E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, gati operacioni “fshesa”, largohen 4 yje

 Aleks Ferguson si duket e ka humbur besimin se grupi i futbollistëve të tij do mund ta çojnë titullin e Premier Ligës në “Old Trafford” këtë sezon. Sipas një raporti të publikuar në të përditshmen “The Sun”, kreu i “djajve të kuq” ndihet tepër i zhgënjyer me paraqitjen e djemve të tij, për rrjedhojë ka vendosur që në fund të sezonit të bëjë “një revolucion”. Ai planifikon që të largojë nga skuadra Dimitar Berbatovin, Andersonin, Nanin, Zoran Tosiç e Nemanja Vidiç dhe ta përforcojë skuadrën me emra të rinj, një prej të cilëve mund të jetë Karim Benzema i Realit të Madridit. Në fakt, një teknikë të tillë trajneri veteran ka përdorur edhe në vitin 1995, kur largoi Pol Ajnsin, Andrei Kançelskisin dhe Mark Hjuzin për t’u lënë liri veprimi talenteve si Devid Bekham, Pol Skolls, Niki Bat dhe vëllezërve Nevill. Nani po ashtu është në të njëjtën situatë. Blerja prej 17 milionë sterlinash në vitin 2007 ende nuk ka mundur të lërë gjurmë në fushë, pavarësisht se largimi i Kristiano Ronaldos do t’i jepte më tepër hapësirë në fushë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›