E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fibank shpërblen klientët e saj

 First Investment Bank u jep mundësi klientëve të saj të fitojnë nga Lotaria e Kartave Fibank. çdo klient që ka kryer më shumë se 12 transaksione në POS dhe në internet gjatë periudhës Tetor - Dhjetor 2009, me kartën e debitit ose kreditit Fibank, pati  mundësinë të merrte pjesë në lotarinë që u hodh me këtë rast. çmimet për fituesit ishin: çmimi i parë prej 300 EUR  për klientin me numrin dhe shumën më të madhe të transaksioneve dhe çmimin e dytë dhe të tretë - nga 150 EURO, te cilet u përzgjodhën me anën e lotarisë. Synimi i lotarisë ishte të nxitej përdorimi i kartave të kreditit dhe të debitit por edhe krijimi i një marrëdhënie te ngushtë me klientët. "Duke i takuar ata me këtë rast, ne mund të dëgjojmë eksperiencën e tyre me bankën tonë, mund të marrim vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe për më tepër mund të implementojmë kërkesat dhe dëshirat në produktet dhe shërbimet tona. Qëllimi ynë është të jemi cilësorë dhe sa më pranë klientëve - shprehet Drejtoresha e Departamentit të Kartave, Adelina Shella. Lotaria u hodh pasditen e datës 8 janar 2010 në ambientet e bankës, në prani të noterëve. R.S, S.H dhe MS ishin përkatësisht fituesit e çmimit të parë, të dytë dhe të tretë. Ata shprehën kënaqësinë për çmimin e marrë dhe vlerësuan përkushtimin e stafit dhe cilësinë e shërbimeve të bankës. Fibank kryen një monitorim të vazhdueshëm të tendencave të tregut, të sjelljes konsumatore, të dëshirave dhe kërkesave të klientëve duke ndjekur politikat e prurjeve inovatore, për të qenë të parët në lancimin e produkteve të reja dhe të shërbimeve tepër cilësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›