E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Duhet pakt kombëtar për integrimin evropian të Shqipërisë

15-09-2011 / Gazeta 55

Kryediplomati përsërit mesazhin e Brukselit


Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi dje një takim me zv/kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate gjermane, Gernot Erler, i shoqëruar nga një grup deputetësh të kësaj partie. Ministri Haxhinasto falënderoi Gjermaninë për mbështetjen që i jep Shqipërisë për integrimin në BE dhe vlerësoi progresin e rëndësishëm që ka sjellë bashkëpunimi shqiptaro-gjerman në të gjitha fushat. Ai theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar për kryerjen e reformave të rëndësishme për vendin dhe veçanërisht për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, duke shtuar se duhet një pakt i vërtetë kombëtar për integrimin e vendit. Ai i njohu politikanët gjermanë me progresin që ka bërë Shqipëria vitet e fundit në shumë aspekte, siç janë, rritja ekonomike, investimet publike, zhvillimet në infrastrukturë, roli konstruktiv të diplomacisë shqiptare në rajon dhe më gjerë etj. Nga ana e tij, deputeti gjerman Erler, shprehu vlerësimin e tij për progresin e shënuar nga vendi ynë, vlerësoi futjen e opozitës në parlament dhe theksoi se nga Shqipëria pritet zbatimi konkret i 12 rekomandimeve të BE-së. Ai vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›