Ja axhenda e Realit të Madridit në Tiranë
Klubi madrilen do të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 12:00 dhe do të akomodohet në hotel “Rogner”. Në orën 18:00 do të luhet takimi dhe menjëherë më pas nëntë herë Kampionët e Europës do të disen drejt Spanjës.Dy yjet e Realit, braziliani Rikardo Kaka dhe portugezi Kristiano Ronaldo, do të japin një konferencë për shtyp në mjediset e hotel “Rogner”. Bashkë me ta do të jetë edhe një përfaqësues i kompanisë “Taçi Oil International”. Kaka ka ardhur në Shqipëri për herë të parë si lojtar i Milanit, ndërsa Ronaldo me kombëtaren e Portugalisë.Trajneri Manuel Pelegrini ka thirrur 18 lojtarë kundër modestëve shqiptarë, madje e ka marrë seriozisht takimin. Midis yjeve është edhe sulmuesi francez Karim Benzema, i raftësuar nga një problem shëndetësor. Përveç platformës “Supersport”, ndeshjen do ta transmetojë edhe Televizioni Shqiptar.Nga ana tjetër, trajneri i Gramozit, Agim Canaj, ka thirrur edhe disa lojtarë nga Besa. Kështu, portieri Orges Shehi, mbrojtësi Alban Dragusha, mesfushori Artion Poçi dhe sulmuesi Daniel Xhafaj do të jenë nesër në dispozicion të trajnerit kolonjar. Të ardhurat nga kjo miqësore do të shkojnë në ndihmë të familjeve të përmbytura në verilindje të Shqipërisë në fillim të këtij muaji. Megjithatë, edhe Reali do të marrë një pjesë të mirë nga “torta”: 2 milion euro.