E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellim bashkëpunimi me policinë britanike

 Delegacioni i policisë britanike, i kryesuar nga Gary Lindon, u prit në një takim të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku ndër të tjera u evidentua bashkëpunimi i suksesshëm që ekziston midis dy policive tona. Po ashtu të pranishmit diskutuan mundësitë dhe rrugët e reja të forcimit dhe konkretizimit të këtij bashkëpunimi, si në fushën e shkëmbimit te informacionit ashtu dhe të eksperiencës policore. Gjatë këtij takimi, Burgaj dha vlerësimet e tij veçanërisht për ndihmën dhe kontributin e Policisë britanike në asistencën e saj dhënë Policisë së Shtetit.  Ndërkohë pjesëmarrësit në takim theksuan edhe gatishmërinë e përbashkët të dy policive  për të nënshkruar në të ardhmen një marrëveshje konkrete bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë britanike.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›