Ja cila është Yulia Timoshenko

Yulia Tymoshenko, heroina e revolucionit të portokallinjtë në Ukrainë u prangos në gjykatë për sjellje të padenjë ndaj trupit gjykues dhe dëshmitarëve. Ajo nxiti revoltën në Ukrainë kundër zgjedhjeve të korruptuara në vitin 2004, por tashmë po vuan pasojat e asaj revolte që zgjati fare pak. Pasi nuk e realizoi dot ambicien për t’u bërë Presidente në vitin 2010, ajo u largua nga posti i Kryeministres edhe pse bëri të pamundurën që të mos “shqitej” nga ai pozicion. Ajo ka rënë dakord që të kalojë në anën e opozitës si dhe ka premtuar që t’ia bëjë jetën presidentit të ri Viktor Yanukovych sa më të vështirë që të jetë e mundur. Një ndryshim i tillë politik nuk është bërë prej saj që nga viti 2004, kur ajo dhe aleati i saj Viktor Yushchenko pushtuan rrugët e Ukrainës duke protestuar kundër zgjedhjeve që dolën në favor të z. Yanukovych (pro-ruse). Gjykata e Lartë u dha të drejtë, dhe aleanca “portokalli” mori pushtetin duke u deklaruar si një fuqi perëndimore dhe me një platformë anti-ruse. Por fill pas marrjes së pushtetit me kryeministër znj. Tymoshenko dhe si president z. Yushchenko, marrëdhëniet e tyre filluan të prisheshin. Dhe grindjet mes Presidentit dhe Kryeministres ishin gjithnjë dhe më të shpeshta. Paraliza politike bëri që të mos merrej asnjë masë ndaj krizës ekonomike globale, që e goditi rëndë Ukrainën. Zgjedhësit mesa duket ia hodhën fajin z. Yushchenko. Ai fitoi më pak se 6% të votimeve në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit 2010, ndërsa znj. Tymoshenko arriti të fitonte vetëm në raundin e dytë. Gjatë kësaj kohe ajo arriti të bënte dhe një lloj paqeje me Rusinë. Gjatë një takimi mbi temën e mprehtë të tregtisë së gazit mes Rusisë dhe Ukrainës, kryeministri rus Vladimir Putin u shpreh se znj. Tymoshenko ishte një grua me të cilën ia vlente të bëje biznes. Ajo ishte aq afër postit të Presidencës sa asnjë nuk dyshonte që zgjedhjet mund të merrnin një kthesë krejt të papritur. Edhe pse gjatë këtyre pesë vjetëve popullariteti i saj ishte gjithnjë në ngritje, ajo mori një goditje të rëndë. Pavarësisht protestave të saj kundër fitores sërish të manipuluar të z. Yanukovych, vëzhguesit ndërkombëtarë nuk i dhanë më rëndësi, duke aprovuar projektligjin e ri mbi shëndetësinë. E detyruar nga opozita, ajo deklaroi se “Ne do ta mbrojmë Ukrainën nga kjo fatkeqësi e rëndë që i ka rënë”. Por nga ana tjetër shumë analistë u shprehen se kjo fatkeqësi është më e hershme, qysh në kohën kur znj. Tymoshenko dhe dy rivalët e saj kryesorë grindeshin me njëri-tjetrin, ndërkohë që ekonomia e vendit sa vinte dhe përkeqësohej. Ndërkohë që mbështetësit e saj e shikojnë znj. Tymoshenko si një revolucionare joshëse që kundërshton elitën e korruptuar, dhe maskilizmin e politikës. Sulmet e saj thumbuese ndaj pushtetit oligarkik të Leonid Kuchma-s i rritën popullaritetin në mesin e ukrainasve, të cilët ishin shumë të frustruar nga vitet e vështira ekonomike dhe nga korrupsioni. Julia Tymoshenko udhëhoqi protestat kundër Viktor Yuchenko-s. Por e kritikojnë duke vënë në dukje se edhe ajo vetë bëri një pasuri të madhe në sektorin e energjisë në vitin 1990-të. Ajo u lind në vitin 1960 në qytetin industrial Dnipropetrovsk, qytet në lindje të vendit ku flitet kryesisht gjuha ruse, që tashmë është bastion i Viktor Yanukovych-it, njeriu që ajo e ndihmoi të largohej nga Revolucioni Portokalli, dhe që tashmë është rivali i saj kryesor për presidencën. Ajo përfundoi studimet në Lindje, për inxhinieri dhe ekonomi, në kohën kur u nda Bashkimi Sovjetik ajo përfitoi nga kjo situatë duke nisur biznesin në energjetikë. Në mesin e viteve 90’ krijoi Bashkimi i Sistemit Energjetik në Ukrainë, i cili ndihmoi në furnizimin e gazit të shumë bazave industriale të Ukrainës. Sipas shumë vlerësimeve, ajo u bë një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës. Dhe si shumë biznesmenë në Ukrainë, ajo mendoi që të përfshihej në fushën e politikës, duke u bërë kështu pjesë e qeverisë së z. Yshchenko. Por duke shpallur hapur kundërshtinë e saj kundër presidentit të atëhershëm Leonid Kuchma, ajo u arrestua dhe u burgos për rreth një muaj për akuza korrupsioni, por arriti të hakmerrej dhe ta rrëzonte atë, duke filluar dhe udhëhequr fushatën kundër tij, që arriti kulmin në Revolucionin Portokalli. Në retrospektivë, kjo kohë ka qenë dhe kulmi i karrierës së saj politike.
...