E ardhmja e Shqipërisë të mos mbetet peng i interesave politike

Brukseli izolon opozitën. Dy eurodeputetët Engel dhe Haxhimarkaqi, thirrje për t’i dhënë fund bojkotit
Deputetë të Parlamentit Evropian i apeluan dje opozitës nga Gjirokastra, që t’i japë fund bojkotit të Parlamentit dhe të kontribuojë për përmbushjen e rekomandimeve të Brukselit si dhe për një klimë normale politike në vend. Deputetët nga Luksemburgu dhe Gjermania, Frank Angel dhe Jorgo Haximarkaqi, që ishin ftuar për vizitë në Gjirokastër, shprehën mbështetjen për integrimin Evropian të Shqipërisë. Ata u shprehën optimistë për aderimin e shpejtë të vendit tonë në bllokun perëndimor të Bashkimit Evropian. Gjatë një komunikimi me gazetarët eurodeputeti gjerman Haximarkaqi është shprehur se, “unë bashkë me kolegun tim që përfaqësojmë Parlamentin Europian jemi këtu përsa i përket çështjeve apo procesit të Shqipërisë në lidhje me përfshirjen e saj në Bashkimin Europian. “Janë 12 kushte të cilat Shqipëria duhet t’i përmbushë dhe unë jam shumë optimist dhe me plot shpresë që këto do të realizohen nga ana e palës shqiptare”- u shpreh eurodeputeti Haximarkaqi. Të shoqëruar nga nënkryetari i Parlamentit, Vangjel Tavo të dy eurodeputetët Haximarkaqi dhe Angel kanë vizituar kështjellën e qytetit të Gjirokastrës, Pazarin karakteristik si dhe disa banesa “Monument Kulture”. Të dy eurodeputetët kanë bërë thirrje për rivendosje të parlamentarizmit dhe normalizimin e klimës politike në vend. Eurodeputeti nga Luksemburgu Frank Engel tha se për integrimin evropian të Shqipërisë, nevojitet ndërgjegjësimi i klasës politike dhe bashkëpunimi në Parlament, për çështje të rëndësishme, të cilat lidhet drejtpërsëdrejti me rekomandimet e Brukselit. “Politika shqiptare nuk e kakuptuar akoma dhe nuk është evetmja në kontitent që se ka kuptuar se të qenit të pozicionuar ndryshëm ideologjikisht nuk do të thotë sulm ndaj njëri - tjetrit. Faktorët kryesorë politikë në këtë vend duhet të mësojnë se është i nevojshëm bashkëpunimi, dhe kjo i përket plotësisht politikës shqiptare, ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë. Thirrja jonë ka qenë dhe mbetet, “dialog në parlament””- u shpreh eurodeputeti Frank Engel. Në të njëjtin qëndrim u shpreh edhe eurodeputeti gjerman Jorgo Haxhimarkaqi. “Unë mund të them se ne urojmë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe kur them ne e kam fjalën për të gjithë ata njerëz që besojnë tek ideja europiane dhe në Shqipëri 99 % e popullsisë beson tek ideja europiane dhe anëtarësimi në BE. Kjo është shumë themelore për ne sepse Europa është në krizë dhe kemi nevojë përditë për njerëz që ta mbështesin këtë ide dhe shqiptarët veçanërisht kanë qenë dhe mbeten në favor të saj. Lidhur me 12 parakushtet të cilat duhet të arrihen në mënyrë që të fillojë formalisht bisedimet e mëtejshme unë mendoj se më e rëndësishmja është ti bëhet thirrje opozitës, ti bëhet thirrje sistemit politik të kalojë në një funksionim normal. Opozita ka lënë parlamentin dhe prej eksperiencës sime gjatë punës në vendin fqinj siç ju thashë kjo ka qenë një eksperiencë e keqe. Ne në Europë besojmë se shtylla kryesore e një vendi demokratik është një parlament funksional dhe për këtë ne na mbetet thjesht ta ftojmë opozitën të rikthehet në Parlament”- deklaroi eurodeputeti gjerman.
Frank Engel
“Politika shqiptare nuk e kakuptuar akoma dhe nuk është evetmja në kontitent që se ka kuptuar se të qenit të pozicionuar ndryshëm ideologjikisht nuk do të thotë sulm ndaj njëri - tjetrit. Faktorët kryesorë politikë në këtë vend duhet të mësojnë se është i nevojshëm bashkëpunimi, dhe kjo i përket plotësisht politikës shqiptare, ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë. Thirrja jonë ka qenë dhe mbetet, “dialog në parlament”.
Jorgo Haxhimarkaqi
“Unë mund të them se ne urojmë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe kur them ne e kam fjalën për të gjithë ata njerëz që besojnë tek ideja europiane dhe në Shqipëri 99 % e popullsisë beson tek ideja europiane dhe anëtarësimi në BE. Kjo është shumë themelore për ne sepse Europa është në krizë dhe kemi nevojë përditë për njerëz që ta mbështesin këtë ide dhe shqiptarët veçanërisht kanë qenë dhe mbeten në favor të saj. Lidhur me 12 parakushtet të cilat duhet të arrihen në mënyrë që të fillojë formalisht bisedimet e mëtejshme unë mendoj se më e rëndësishmja është ti bëhet thirrje opozitës, ti bëhet thirrje sistemit politik të kalojë në një funksionim normal. Opozita ka lënë parlamentin dhe prej eksperiencës sime gjatë punës në vendin fqinj siç ju thashë kjo ka qenë një eksperiencë e keqe. Ne në Europë besojmë se shtylla kryesore e një vendi demokratik është një parlament funksional dhe për këtë ne na mbetet thjesht ta ftojmë opozitën të rikthehet në Parlament”.