Qeveria greke shiti “Olimpik Airlines”
Athinë - Kompania greke e flturimeve “Olimpik Airlines” është shitur nga qeveria e këtij vendi tek kompania “Marfin Investment” për shifrën e 177.2 milion eurove. Përfundimi i plotë i procesit të privatizimit të kësaj komapnia pritet të përfundojë në muajin tetor, ashtu siç është paraashikuar në marrëveshje. Nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverisë greke dhe kompanisë “Marfin Investment” është shoqëruar me protestat e punëtorëve të saj, për shkak të frikës së pushimit nga puna.
Shitja e kompanisë më të madhe greke të fluturimeve vjen në një kohë kur të ardhurat e saj pësuan një rënie të madhe. Për më tepër, kjo kohë përkoi edhe me defiçitin e lartë buxhetor të Greqisë. Komapania e cila fitoi tenderin për blerjen e kompanisë arriti t’i marrë të treja degët e saj, operacionet e fluturimit, mirëmbajtjen teknike dhe shërbimet në tokë.