Ja cilat vende evropiane pinë më shumë alkool. Shqiptarët pinë pak
Nga të gjitha rajonet në botë, në Europë pihet alkool më së shumti, më shpesh e me pasojat më të rënda. Këto janë rezultatet e një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
9.24 litra alkool të pastër- kjo është e barabartë me 560 gota birrë- konsumon një evropian mesatarisht në vit, thuhet në raportin e OBSH-së.
Tendenca e përgjithshme është që konsumi i alkoolit po bie në Perëndim të Europës dhe po ngrihet në Lindje.
Kështu po ndodh në Shqipëri, pasi tendenca është në rritje të pandalshme. Megjithatë shqiptarët konsumojnë shumë pak në krahasim me mesataren evropiane.
6.7 litra alkool të pastër konsumon një shqiptar në krahasim me 9.24 të mesatares.
33 përqind pinë birrë, 19 përqind pinë verë dhe 47 përqind pinë pije të tjera të forta.
Gjeni më poshtë edhe listën e vendeve që pinë më shumë alkool, kryesuar nga Moldavia.
SHQIPERIA
Litra në alkool të pastër
Të regjistruara- 4.6
Të paregjistruara- 2.1
Total-6.7
Mesatarja evropiane- 9.24
Vendi Shteti Litrat
1. Moldavia 18.22
2. Hungaria 16.27
3. Rusia 15.76
4. Ukraina 15.60
5. Estonia 15.57
6. Andorra 15.48
7. Rumania 15.30
8. Sllovenia 15.19
9. Bjellorusia 15.13
10. Portugalia 14.55
11. Irlanda 14.41
12 Franca 13.66
13. Britania 13.37
14. Danimarka 13.37
15. Sllovakia 13.33
16. Polonia 13.25
17. Austria 13.24
18. Luksemburgu 13.01
19. Gjermania 12.81
20. Finlanda 12.52