Ja çka pasur ndërmend Totozani për Himnin
Reaksioni qe ka ngjallur propozimi i Avokatit te Popullit, per nje nderhyrje ne Himnin e Flamurit eshte ende i pasqaruar. Zyra e Avokatit te Popullit ne nje njoftim per gazeten Tema sqaron se nderhyrjet qe po konsultohen jane dy: ne strofen e dyte dhe ne strofen e gjashte. Eshte ne faze konsultimi, dhe behet ne kontekstin e 100 vjetorit te pavaresise.
Avokati nuk ka thene qe “teksti diskriminon grate”. “Teksti i Asdrenit eshte i mrekullueshem, duam te pergatisim nje propozim qe perfshin edhe grate, – tha zyra e tij e shtypit.
Me poshte dy ndryshimet ne strofen 2 dhe 6 dhe teksti i plote.
Origjinali
Prej lufte vec ay largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është BURRW nuk frikohet
po vdes,po vdes si një dëshmor!
Propozimi për ndryshim
Prej lufte veç ata largohen
Që janë lindur tradhëtorë
As gratë, as burrat nuk frigohen
por vdesin, vdesin si dëshmorë!
Duhet nderhyre edhe tek strofa e gjashtë.
Origjinali
Trim BURRE quhet dhe nderohet
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jet ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhet si një shenjtor
Propozimi per ndryshim
GRA edhe BURRA do nderohen
Ardheut kush i-u bë therror:
Për jet ata do të kujtohen
Mi dhet, mi dhet si t’jen shenjtorë
Teksti i plote i himnit nese ndryshohet:
Aleksandër Stavri Drenova (ASDREN 1872 – 1947)
Himni i Flamurit
Rreth flamurit të përbashkuar
me një dëshirë dhe një qëllim
Të gjithë atje duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim
Prej lufte veç ata largohen
Që janë lindur tradhëtorë
As gratë, as burrat nuk frigohen
por vdesin, vdesin si dëshmorë!
Në dorë armët do t’i mbajmë
E mbrojmë Atdhenë në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s kanë vënd
Se zoti vetë e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhe
Po Shqipëria do të rojë:
për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shënj’ e shënjtë
Tek ti betohemi këtu,
Për Shqipërinë’ atdhe i shtrenjtë
Për nder edhe lavdimn’ e tu.
Gra edhe burra do nderohen
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jet ata do të kujtohen
Mi dhet, mi dhet si t’jen shenjtorë
